23 Dhjetor 2016 - 10:26
Por që nga koha kur interneti ka hyrë në çdo aspekt të jetës sonë, dhe qeveritë dhe figura politike kanë mësuar se si ta shfrytëzojnë atë, njerëzit më të rrezikshëm në internet sot shpesh janë njerëzit më të fuqishëm.
Vladimir Putin
Prej kur ekspertët mbështetën shkeljen e Komitetit Kombëtar Demokrati në korrik të dy ekipet e hakerëve që kishin lidhje në shtetin rus thanë se besimi në konsensusin për siguri kibernetike dhe komunitetin për inteligjencës të SHBA-së është rritur dukshëm. Rusia po e përdor internetin për të bëre politikën elektorale të Amerikës. Hakeri rus i Komitetit Kombëtar Demokratik dhe Komitetit të fushatës të Kongresit Demokratik, ka ndjekur rrjedhojën e komunikimeve private të këtyre grupeve ,dhe kjo ka injektuar kaos dhe në Partinë Demokratike në momentet kur po zhvillohej fushata zgjedhore, dhe kjo mund të ketë ndihmuar edhe zgjedhjen e Trump.
Edhe para se zbulimet e këtyre habereve rusë të dilnin në dritë, qeveria e Putinit tashmë ishte qasur në “helmimin” e diskursit politik online. Ushtritë e tij kishin qenë të paguara për të injektuar histori të rreme në forumet e diskutimeve në internet, duke sulmuar kritikët e Kremlinit në Twitter dhe në komentet e faqeve të ndryshme të lajmeve. E gjithë kjo e bënë qeverinë e Putinit një nga forcat më keqdashëse në botë për desinformata dhe përçarje online.
Donald Trump
Kur Wired kishte përpiluar listën e njerëzve më të rrezikshëm në internet në vitin 2015, ata e quajtën Trumpin një “demagog”, i interesuar në nxitjen e frikës dhe duke paragjykuar keq trajtimin e amerikanëve ndaj analizimit të problemeve globale. Trump ende nuk ka hequr dorë zyrtarisht nga premtimi i tij për ndalimin e emigracionit nga ana e myslimanëve. Por gjithsesi ai është pak javë larg nga inaugurimi si president i Shteteve të Bashkuara.
Si President i zgjedhur, Trump ka vazhduar të veprojë edhe më fuqishëm në botë të internetit, duke u thënë 17.6 milionë ndjekësve të tij në Twitter se kushdo që djeg flamurin amerikan duhet të burgosur në mënyrë të pa revokueshme dhe shtetësinë e tyre të ju hiqet.
Steve Bannon
Para se Steve Bannon t’i bashkohej fushatës së Donald Trumpit si kryeshef ekzekutiv, ai ishte tashmë në këndin Trump si botues i lajmeve tek Breitbart.com. Gjatë qëndrimit të tij në atë vend, Breitbart.com kishte publikuar shkrime me përmbajtje raciste dhe anti-semtike. Tani, ai do të jetë kryesori për ekipin e Trump kur ai të vijë në presidencë.
James Comey
Në javët para zgjedhjeve të nëntorit, drejtori i FBI James Comey forcoi reputacionin e tij tashmë të diskutueshëm duke zbuluar se agjentët e tij do të vazhdojnë hetimin e serverëve privat të e-mail të Hillary Clinton,pas pezullimit të hetimeve në korrik. Ai nuk ka shpjeguar asgjë në lidhje me atë që është gjetur rishtazi e-mail, apo pse ato mund të jenë të rëndësishme . Kjo ishte çelës për të gjitha fushatat e Trumpit dhe për të filluar një zjarr të spekulimeve, dhe madje edhe të thonë se Clinton do të paditet.
ISIS
Kulti apokaliptik pseudo-fetar i njohur si Shteti Islamik mund të humbasin para, burimet, dhe terrenet e tyre në Irak dhe Siri. Por degët e saj mund të shtrihen ende në të gjitha faqet e internetit dhe rrjetet sociale. Grupi ka treguar në 2016 se ende mund të arrijnë deri tek individët, të pakënaqur, dhe madje edhe të sëmurë mendorë për të frymëzuar akte të dhunës. Edhe pse fuqia e saj e drejtpërdrejtë shembet, propaganda e ISIS këtë vit ka kontribuar në masakra të tmerrshme. Dhe ndryshe nga pjesa tjetër e individëve në këtë listë, rreziku ISIS vjen nga ajo që nga ekspertet e rrjeteve sociale e quajnë “ ISIS kolektiv.” Vdekja e dhjetëra komandantëve të lartë të ISIS në 2016, në fjalë të tjera, nuk ka ndaluar mesazhin e grupit.
Recep Tayyip Erdoğan
Për një çast të shkurtër këtë verë, bota kishte frikë se një grusht shteti ushtarak do të rrëzonte presidentin e zgjedhur të Turqisë Recep Tayyip Erdogan. Më shumë se njëqind gazetarë turq kanë qenë të burgosur, dhe qasja në në Twitter, Facebook, YouTube, dhe WhatsApp është mbyllur menjëherë.
Julian Assange
Julian Assange ka vërtetuar në vitin 2016 se edhe nga dy dhoma de facto në burgun e ambasadës së Ekuadorit në Londër, është e mundur që të përmbysë pushtetin. Që nga lëvizjet e para të WikiLeaks në vitin 2010 ndikimi dhe vëmendja për të u rrit dukshëm, Assange shfrytëzoi rrjedhjet e-mailve nga Komiteti Kombëtar Demokratik dhe llogaritë e kryesuesit të stafit gjatë fushatës zgjedhore të Hillary Clinton. Këto të dhëna që janë shfaqur vijnë jo nga informatorët e brendshëm, por nga hakerët e jashtëm, besohet nga agjencitë amerikane të zbulimit që kanë qenë në listën e pagave të Rusisë. Assange ka mohuar se burimet e tij janë rusët. Por kjo është ende një mister. WikiLeaks është projektuar për të garantuar anonimitetin e burimeve, në mënyrë që edhe ai nuk mund të identifikojë ato.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...