Shtohet numri i burrave që marrin mbiemrin e gruas

23 Dhjetor 2016 - 10:01      

Meshkujt shqiptarë nuk duhet të frikësohen, pasi nuk janë pjesë e kësaj statistike që është bërë në Angli.

Tek shumica e njerëzve është krijuar ideja se nëse një grua nuk pranon të marrë mbiemrin e burrit, atëherë ajo nuk është tërësisht e dedikuar në këtë martesë. Por pavarësisht kësaj shifre, një studim në Britani tregon se vetëm 35% e grave 25-30 vjeçe ndryshojnë mbiemrin pasi martohen, shifër shumë e ulët kjo në krahasim me disa vite më parë, transmeton TCH raportimin e "The Independent".

Por ky nuk është një fenomen i veçantë, ajo çfarë përbën çudi është se ka një shtim të rasteve të burrave që marrin mbiemrin e grave, kjo për t’u treguar atyre se sa i duan. Një faktor ky që nëse në të kaluarën këto raste përbënin një shifër thuajse të papërfillshme, tashmë ajo ka shkuar në 3% të martesave të reja në ishullin britanik.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...