Si i mbijetoi lojtari brazilian rrëzimit të aeroplanit [foto]

22 Dhjetor 2016 - 13:53      

Në një intervistë, lojtari brazilian i futbollit Alan Ruschel foli hapur rreth mbijetesës së tij pas rrëzimit tragjik të aeroplanit muajin e kaluar që la të vdekur 19 bashkëlojtarët e tij, transmeton koha.net.

Lojtar Chapecoense ishte ulur në pjesën e pasme të aeroplanit , por u zhvendos përpara, kur portjeri i ekipit i kërkoi atij që të shkojë dhe të ulet pranë tij në fluturimin e 29 nëntor.

Duke folur për herë të parë në lidhje me aksidentin tragjik në një konferencë për shtyp, Rruschel u tha gazetarëve se ai kishte rezistuar fillimisht të ndërrojë vende për të lejuar një grup gazetarësh të ulen së bashku, por se ai ndryshoi mendjen e tij kur portieri Follman këmbënguli.

"Unë nuk doja të lëvizja por pastaj pashë Follman dhe ai insistoi që unë të ulem pranë tij," tha ai. "Vetëm Perëndia mund të shpjegojë pse kam mbijetuar aksidentit.

Ruschel dhe portieri, Jackson Follman, ishin në mesin e gjashtë pasagjereve që i mbijetuan rrëzimit të tmerrshëm që la të vdekur 71 njerëz në bord të avionit, duke përfshirë edhe 19 shokët e tij të ekipit.

Mbrojtësi 27-vjeçar tha se ai nuk do që ta kujtojë rrëzimin e aeroplanit në malet pranë Medellin, Kolumbi, dhe se ai ka shmangur leximin e lajmeve në lidhje me të.

Ruschel iu nënshtrua operacionit në boshtin kurrizore pas aksidentit, tani ai është në gjendje më të mirë dhe u zotua që do t’i kthehet futbollit.

"Unë ju premtoj që do ti jap lumturi këtij ekip", tha ai. "Me shumë përpjekje dhe punë intensive unë do të kthehem dhe të luaj përsëri së shpejti."

Ai është zotuar gjithashtu që do të vizitojë familjet e të gjithë lojtarët që kanë vdekur.

Hetimet për shkakun e aksidentit ende janë duke vazhduar. Një anëtar i autoritetit civil të aviacionit të Kolumbisë ka konfirmuar se avioni nuk kishte karburant të mjaftueshëm për të arritur destinacionin e tij , dhe kjo ishte arsyeja e kësaj ngjarje tragjike.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...