Pas 37 vitesh bie borë në Saharë [foto]

20 Dhjetor 2016 - 14:33      

Rëra e kuqe u mbulua nga flluskat e bardha të borës në afërsi të qytetit algjerian, Ain Sefra, dje pasdite, raporton Mirror.

Hera e fundit që ka rënë borë në shkretëtirën e Saharës, më e madhja në botë, ishte 37 vjet më parë, transmeton Koha.net. Pamje të bukura nga ky fenomen i rrallë në Saharë i ka sjell fotografi amator Karim Bouchetata.

Në Ain Sefra, që njihet ndryshe si “porta e shkretëtirës”, kishte rënë më 18 shkurt 1979. Në atë kohë bora kishte qëndruar vetëm një orë e gjysmë, por dje ishte më jetëgjatë duke qëndruar tërë ditën në vendin që është mbi 1 mijë nga niveli i detit dhe është i rrethuar nga malet Atlas.

“Të gjithë ishin të habitur me borën që ra në shkretëtirë, kjo është një dukuri shumë e rrallë. Dukej e mrekullueshme pas rënies së borës dhe bëra foto fantastike. Bora qëndroi rreth një ditë dhe tani është shkrirë”, ka thënë Bouchetata.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...