Në Australi 44 për qind e banorëve janë të ardhur

19 Dhjetor 2016 - 16:22      

Kryetari i Fondacionit Multikulturor të Australisë, Bülent Dellal tha se rreth 44 për qind e popullsisë së Australisë janë të ardhur.

Dellal në fjalën e tij tha se duke e krahasuar për nga numri i popullsisë, Australia është vendi që ka marrë më shumë emigrantë në botë.

Duke theksuar se rreth 800 mijë njerëz vijnë në vit në Australi, ku përfshihen ata me leje të përkohshme dhe ato që vijnë për të qëndruar për gjithmonë, Dellal në vijim ka shtuar se 44 për qind e popullsisë ka një lidhje me jashtë vendit, ose nga vetë personi, ose nga prindërit.

Australia, sipas shkrimit që e transmeton AA, ka marrë më shumë se 7 milionë emigrantë që nga viti 1945, thotë Dellal dhe në vijim shton se në këtë vend rreth 4 milionë njerëz flasin një gjuhë tjetër krahas anglishtes dhe se në vend ka mbi 270 grupe etnike të ndryshme.

Ndërsa duke folur për politikat emgritatore të vendit, Dellal ka thënë se Australia ende vazhdon të ndjekë politikat multikulturore të vendosura në vitin 1974. Në këtë ligj të huajve ju njihen shumë të drejta thotë Dellal dhe më pas shton se komuniteti vendas pret të njëjtën gjë edhe nga ata që vijnë dhe jetojnë në këtë vend.

Duke vënë në dukje se krahas gjuhës angleze në vend fliten rreth 230 gjuhë të tjera, Dellal në vijim thotë: “Shumë firma të botës mendojnë të hapin punën e tyre në Australi për shkak të afërsisë me Azinë si dhe praninë e shumë gjuhëve të folura këtu”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...