Kelmendi: Fitues në Drenas jam unë, o Adriatiku

18 Dhjetor 2016 - 22:12      

Producenti i lartë e autori i emisionit “Rubikon” në KTV, Adriatik Kelmendi, ka thënë me humor se është ai “fituesi absolut i zgjedhjeve në Drenas”.

“Pavarësisht rezultatit, i vetmi fitues absolut i zgjedhjeve në Drenas jam unë, o Adriatiku! Mos e ndërroni kanalin... #RubikonKTV #MeqePoDoni”, ka shkruar Kelmendi në profilin e tij në Facebook, me një dozë sarkazme e të cilin e ka shoqëruar edhe me emotikonë që e shpërfaqin këtë humor.

Ishte “Rubikoni” i KTV-së emisioni i parë në kanalet televizive kosovare në të cilin kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci në njërën anë dhe ai i Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj, në anën tjetër ballafaquan programet e tyre për balotazhin në Drenas.

Aty, Lladrovci tha edhe shprehjen “Forca bën fuqinë o Adriatik”, e cila bëri bujë në rrjetet sociale, bashkë me shumë shprehje të tjera si ajo “Ligji është si llastiku”.

Gjatë ditës, Kelmendi ka kritikuar këtë tendencë talljeje ndaj një kandidati duke e krahasuar me bullizëm.

“Për arsye të ndryshme një pjesë e shqiptarëve ndjejnë eksitim nëse e interpretojnë pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës me syze të Beogradit, duke harruar shpejt se atje në pushtet janë pinjollët e atyre që vranë, masakruan, përdhunuan e dëbuan një milionë prej nesh”, ka shkruar Kelmendi përcjell koha.net. “Për arsye të ndryshme një pjesë e shqiptarëve ndjejnë katarzë nëse gjejnë ndonjë individ për ta përqeshur, tallur, nënçmuar, ofenduar e linçuar kurdo që i servohet si viktimë, duke harruar se ne vetë si kolektivitet jemi të përqeshurit, të tallurit, të nënçmuarit, të ofenduarit e të linçuarit e Evropës. Dy gjëra të dhimbshme që na kanë përshkruar si iliro-pellazgë të lashtë kësaj jave. Grahini!”, ka shkruar Kelmendi.

Vetë Lladrovci sot gjatë konferencës për shtyp ku ka shpallur fitoren në zgjedhjet e Drenasit ka ripërsëritur me bindje fjalën e tij.
“Rezultati i sotëm është ajo që kam thënë, pra forca e bën fuqinë”, ka thënë Lladrovci.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...