Policia në SHBA thyen veturën për të shpëtuar gruan e “ngrirë” [video]

18 Dhjetor 2016 - 12:55      

Këto ditë Amerikën e ka përfshirë ftohti dhe dëbora, ku temperaturat kanë rënë deri në rreth – 13 gradë celsius.

Në mëngjesin e së premtes, një njeri lajmëroi policinë se brenda një veture gjendet një grua e vjetër “e ngrirë” në Hudson, New York.

Zyrtarët policorë kanë shkuar menjëherë tek vetura e mbuluar me acar dhe borë dhe kanë parë që brenda saj gjendet një grua e bllokuar, transmeton Koha.net. Gruaja kishte të vendosur rripin e sigurimit, e cila dukej si e vdekur, dhe kishte të vendosur maskën e oksigjenit.

Policët kanë thyer veturën për ta nxjerrë jashtë gruan e bllokuar, shkruan The Mirror.

Fatmirësisht, “gruaja” doli të jetë një manekin. Pronari i veturës ka thënë se këtë manekin ai e ka përdorë për të trajtuar ndihmën e parë dhe ishte paksa i mërzitur se vetura e tij ishte thyer.

Personi që ka lajmëruar policinë nuk kishte faj, sepse kjo manekine me të vërtetë ishte shumë reale. Ajo kishte të veshur tesha të vërteta, syze, këpucë, dhëmbë. Ajo madje kishte edhe njolla në fytyrë. Po ashtu, edhe flokët e saj dukeshin shumë reale.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...