86-vjeçarja me përvojë 60 vjeçare në vjedhje të xhevahireve

16 Dhjetor 2016 - 12:12      

Hajdutja legjendare e xhevahireve Doris 'Diamond' Payne është arrestuar pasi u kap duke vjedhur një qafore diamanti në vlerë 2,000 dollarë në një nga dyqanet më të shtrenjta.

86-vjeçarja fitoi nam të keq për shkak të karrierës së saj penale prej gjashtë dekadave gjatë së cilës ajo ka udhëtuar botën duke vjedh miliona dollarë vlerë të bizhuterive.

Payne - një kriminele e cila dikur ishte e kërkuar në të dy kontinente, u betua me jetën e saj për të mos kryer më krime një dekadë më parë. Por duket se zakonet e vjetra nuk vdesin kurrë.

Dhe të martën, ajo u arrestua në një shtëpi të mallrave Von Maur jashtë Atlantas, pasi policia thonë se ajo u pa duke vjedhur një qafore diamanti me vlerë 1.995 dollar dhe duke e vendosur atë në xhepin e saj të pasmë dhe më pas u përpoqën të largohen nga dyqani.

Ajo përballet me një akuzë për vjedhje dyqani. Pas kësaj vjedhje, Payne mund të jetë më shumë gjasa hajdutja më e madhe në botë e xhevahireve, transmeton koha.net.

Autoritetet kanë thënë se Payne ka vjedhur xhevahir të kushtueshëm nga dyqane të panumërta bizhuterish nëpër botë në një karrierë të paligjshëm ajo e ka krijuar për 60 vjet me radhë.
Legjenda e vjedhjeve Payne ka hipnotizuar prej kohësh publikun dhe mediat me tregime të panumërta lidhur me vjedhjet e saj në film dokumentar të publikuar në vitin 2013, "Jeta dhe Krimet e Doris Payne".
Kur u pyet në lidhje me veprimtarin e saj në një intervistë për The Associated Press në fillim të këtij viti, ajo tha thjesht: "Unë kam qenë një hajdute".

Dokumentet e gjykatës në Atlanta tregojn për gjashtë raste tjera të vjedhjes nga ana e saj para vjedhjes së pretenduar të vitit të kaluar, kryesisht në jug të Kalifornisë, që nga viti 1999.
Karriera ndërkombëtar e Payne si një hajdut xhevahirësh ka filluar dekada më parë me një dosje penale që daton që nga viti 1952.
Që atëherë ajo ka vjedhur qindra mijëra dollarë vlerë bizhuteri, duke përfshirë vjedhjen e saj më të madhe një unazë diamanti 10-karatësh, me vlerë 500.000 dollar, në Monte Karlo në vitet 1970.
Payne iku në Francë, dhe u arrestua në Nisë para se të ekstradohet përsëri në Monte Karlo. Ajo u mbajt atje për nëntë muaj para se të lirohet, pasi autoritetet nuk ishin në gjendje për të gjetur fakte lidhur me vjedhjen.

Autoritetet kanë thënë se ajo e ka përdorur të paktën 22 emërtimet gjatë viteve dhe ndoshta për këtë ajo arriti që të bënte këto vjedhje.
Payne, e cila u shfaq shumë elegante dhe shumë qetë foli për metodat e saj të vjedhjes në një diskutim të qetë gjatë intervistës me AP tha se:
"Unë nuk shfaqi se çfarë ndodh kur të shkoj në një dyqan. Njerëzit në kokë më njohin se çfarë ndodh me mua kur unë eci nëpër dyqan.

"Unë nuk i them një person në dyqan që unë dua të shoh diçka që kushton 10.000 dollar. Ata i bëjnë vetë këto veprime duke u bazuar në atë se si unë dukem dhe si e prezantoj veten ".
Ajo u lind në qytetin e largët dhe të varfër të Fork në Virginian e veriut në vitin 1930, nga një baba që punonte në një minierë të qymyrit dhe një nënë rrobaqepëse. Dhe është një nga gjashtë fëmijët e asaj familje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...