Gruaja shtatzënë me binjakë, lind njërin një muaj pas tjetrit

16 Dhjetor 2016 - 10:25      

Ditëlindja e binjakëve të lindur në Sidnej mund të jetë pak e çuditshme, pasi njëri nga ta ka lindur 31 ditë pas tjetrit, transmeton koha.net.

Danielle Paull lindi një nga foshnjat e saj, një vajzë të vogël të quajtur Sadie, në Spitalin Royal për gra në Randwick më 26 tetor, kur fëmija ishte vetëm 24 javë.

Vajza e porsalindur u vendos brenda një inkubatori të teknologjisë së lartë me vlerë 100,000 dollarë . Ajo ka pritur për lindjen e vëllait të saj Harley për plot një muaj, pra pikërisht një muaj më vonë sesa ajo lindi më 26 nëntor, transmeton Koha.net. Fenomeni i rrallë është i njohur si intervali i vonuar për lindje. Zonja Paull filloi të zgjerohej kur ajo ishte vetëm në javën e 19 të shtatzënisë dhe vetëm pas pesë jave lindi Sadien, transmeton koha.net.

Vajzë e vogël peshonte vetëm 710 gramë në ditën e lindjes.

"Unë nuk isha në gjendje as për ta ushqyer me qumësht për shkak të gjendjes së saj”, ka thënë Paull.

Gjatë muajit të parë të Sadies, ajo mund të mbahej vetëm nga Paull në një 'kangur përqafim ", një formë e kontaktit lëkurë-në-lëkurë mes prindit dhe fëmijës.

Por vajza e vogël është shumë më e fortë tani dhe pritet të bashkohet me vëllanë e saj binjak Harley për Krishtlindje.

Zonja Paull ka shprehur falënderimet e saj për stafin mjekësor që ndihmoi të përkujdeset për foshnjat e saj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...