Irlandezët përfunduan në Irak duke luftuar ISIS-in, pasi u dehën dhe nuk kishin vetëdije

15 Dhjetor 2016 - 17:25      

Pas shumë shisheve të pira të uiskit Johnny Walker, dy irlandezë kanë gjetur vetën në vijën e parë të frontit në Irakun verior.

26-vjeçari William Meara së bashku me 24-vjeçarin Craig Reynolds, kanë udhëtuar rreth Lindjes së Mesme për dy muajt e kaluar ku u miqësuan me luftëtarët Kurd dhe kanë luftuar ISIS-in, raporton The Mirror.

Një natë vonë duke pirë uiski me disa luftëtarë kanadezë të lirisë, i ka dërguar ata në “zonën e vetme lufte aktive në planet”.
Në një intervistë për Irish Independent, Will ka shpjeguar se si ata kanë kaluar disa kampe të refugjatëve e pikë kalime, para se të arrinin në barrikadën finale të ushtarëve të armatosur, transmeton koha.net.

“Ne duhet të kemi thënë diçka, kur ishim së bashku në mbrëmje, para se kjo ide të na vinte në kokë. Para se ta merrnim vesh, ne ishim duke u takuar me shumë zyrtarë të profilit të lartë, madje edhe me komandantin e asaj zone jemi takuar”, ka thënë ai.

“Ishte shumë e frikshme me thënë të drejtën. Ishte njëra nga gjërat më të frikshme që kamë bërë ndonjëherë. Ne flisnim dhe bënim çfarëdo që na thoshin ata, dhe vendosën se nuk ishte e sigurt për të që të rrinim, sepse nuk kishim trajnime ushtarake. Populli Kurd janë disa nga njerëzit më të mirë që kamë takuar ndonjëherë në udhëtimet e mia, e pavarësisht rrezikut të pashmangshëm, ata nga pranuan ne me duar të hapura e me buzëqeshje” shtoi ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...