Në botë mund të ketë 18 mijë lloje të shpendëve

15 Dhjetor 2016 - 18:42      

Ankara, 15 dhjetor - Shkencëtarët e shpendëve (ornitologët) thonë se në botë mund të ketë 18 mijë lloje shpendësh.

Përfundimet e një studimi në lidhje me këtë temë janë publikuar në revistën "PLOS ONE". Studimi është kryer nga Muzeu Historik Natyror Amerikan dhe është fokusuar në llojet që në pamje të parë duken njëlloj, por se janë lloje të veçanta të "fshehta".

Kryesuesi i këtij studimi, Joel Cracraft, siç transmeton AA, ka deklaruar se "Do të ketë ndryshime drastike përsa i përket llogaritjes së llojeve të shpendëve."

Sipas shumë listave të shkencëtarëve të shpendëve në botë ndodhen 9-10 mijë lloje shpendësh, ka thënë Cracraft dhe më pas ka shtuar se kjo përllogaritje është bërë mbi bazën e "konceptit të llojeve biologjikë" duke u nisur nga popullariteti i atyre që kanë potencial çiftëzimi.

Studiuesit nga Universitetet Nebraska-Lincoln dhe Washington kanë marrë nën vëzhgim 200 shpendë. Ndërkohë në mesin e tyre gjendet edhe studiuesi Cracraft.

Sistemi i ri i përcaktimit të llojeve nxori në pah se 200 zogjtë e marrë nën vëzhgim, janë të llojeve të ndryshme. Në studim thuhet se llojshmëria biologjike e shpendëve është neglizhuar dhe se në botë mund të ketë rreth 18 mijë lloje shpendësh.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...