Pisha Flamur e Rrajcës, një kuriozitet për turizmin alpin

15 Dhjetor 2016 - 13:24      

Tiranë, 15 dhjetor – “Pisha flamur”, kështu quhet për shkak se erërat e veriut e kanë deformuar kurorën e saj në një krah. Ajo ndodhet në pyjet e Rrajcës afër Liqenit të Kuq, shkruan atsh. Zona e mbrojtur e Rrajcës bën pjesë në parkun kombëtar malor-”Shebenik-Jabllanicë”.

Në këtë park ndodhet një masiv pyjor tepër i larmishëm me florë dhe faunë të pasur. Kjo është dhe arsyeja që kjo zonë është kthyer në një atraksion për turizmin e natyrës, aventurës dhe sporteve malore. Në këtë zonë ndodhen dhe 8 liqene në shpatin lindor të malit të Shebenikut.

Janë liqene të vendosur në fundin e një kompleksi akullnajor. pisha1Ata janë të ndarë njëri nga tjetri.

Thellësia e liqeneve shkon disa metra, ata kanë ujë të ftohtë dhe shumë të pastër.

Gjatë dimrit liqenet ngrijnë në sipërfaqe shtresë të fortë akulli, mbi të cilën bie dëbora deri kur fillon shkrirja e akullit në pranverë. Tre liqene që njihen me emrin liqenet e Rrajcës kanë sipërfaqen më të madhe. Ata ndodhen në shpatin lindor të Shebenikut, poshtë majës së Fursit.

Masivi pyjor i veçantë, liqenet e bukur akullnajor të këtyre lartësive, traditat dhe zakonet e banorëve të zonës, gastronomia tradicionale si dhe mundësia e ushtrimit të sporteve malore, e kanë bërë këtë krahinë mjaft tërheqëse për turizmin alpin.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...