Në Turqi zbulohet qyteti i nëndheshëm 800 vjet para Krishtit

15 Dhjetor 2016 - 09:17      

Një person në rajonin e Cappadocia në Turqi po restauronte shtëpinë e tij, kur bëri një zbulim të pabesueshëm.

Ai gjeti një portë guri që të çonte në një shpellë dhe që të udhëhiqte drejt një qyteti nëntokësor, mijëra vjeçar dhe rreth 85 metra i thellë.

Janë diku rreth 13 kate nëntokë, me sistem ventilimi dhe me rreth pesëmbëdhjetë mijë degë që çojnë ajrin edhe në nivelet më të thella. Por ajo që është më e pabesueshme, mbetet fakti se në qytetin e nëndheshëm mund të jetojnë rreth 20 mijë njerëz. Madje aty ka edhe gjurmë të qendrave religjioze, kantinë vere dhe stalla për kafshët. Në nëntokë janë gjetur salla ngrënieje, kuzhina të nxira nga bloza, dyqane ushqimore, një shkollë, dhoma të shumta dhe madje edhe një bar.

Qyteti ka përfituar nga prania e një lumi të nëndheshëm dhe puset e ujit. Ishte një qytet i vogël që plotësonte pjesën më të madhe të nevojave të komunitetit, që akoma edhe sot mahnit studiuesit dhe shkencëtarët. Ndërtimi i një qyteti si Derinkuyu, do të ishte një gjë e zakonshme në kohët moderne, duke përdorur edhe pajisjet më të sofistikuara, transmeton Koha.net.

Sipas shumë arkeologëve dhe studiuesve, Derinkuyu ka gjasa të ketë shërbyes si një strehim i përkohshëm gjatë pushtimit dhe se qyteti është ndërtuar rreth 800 vjet para erës sonë nga Phrygians, një popull i Epokës së Bronzit lidhur me Trojanët.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...