Мugabe, kandidat presidencial në moshën 92 vjeçare

14 Dhjetor 2016 - 16:54      

Partia në pushtet në Zimbabve, ka kumtuar se kryetari i këtij vendi, 92 vjeçari Robert Mugabe, do të jetë kandidat në zgjedhjet presidenciale të vendit që mbahen në vitin 2018, transmeton Koha.net.

Zyrtar i partisë ZANU Ignatius Komba ka thënë se emërimi i tij si kandidat do të konfirmohet në kongresin e kësaj partie gjatë kësaj, jave, njofton AP.

Ai ka shtuar se Mugabe sjell “urtësi dhe unitet” për Zimbabvenë.
Ky shtet afrikan ballafaqohet me vështirës të mëdha ekonomike dhe me shumë protesta antiqeveritare.

Në vitin 1980, guerilja e Mugabes largoi pushtetin e pakicës së bardhë në Rodezi. Atëbotë Rodezisë iu ndërrua emri në Zimbabve e Mugabe ishte kryeministër deri në vitin 1987, kur u zgjodh, për herë të parë, kryetar i shtetit.

Pastaj fitoi në zgjedhjet në vitin 1990, 1996, 2000, 2008, dhe 2013.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...