14 Dhjetor 2016 - 14:55
Raporti i ri "Arctic Report Card" i publikuar në San Francisco nga ana e Administratës Kombëtare për Oqeane dhe Atmosferë (NOAA), dhe në të kanë punuar 61 shkencëtarë nga 11 shtete.
Në raport, siç transmeton AA, thuhet se këtë vit është shënuar temperaturë e lartë rekorde e ajrit në Arktik që ka rezultuar me reduktim të madh të akullit që është quajtur një “presedencë ekologjike”.
Në raportin për Arktikun thuhet se temperaturat e larta kanë vonuar formimin e shtresës së re të akullit që ndodhë në çdo vjeshtë. Temperatura mesatare e ajrit mbi sipërfaqen e Arktikut prej vitit 1900 është rritur për 3.5 gradë Celzius dhe tani është 6.3 gradë.
Raporti dëshmon edhe për nivel minimal të akullit arktik këtë vit në periudhën nga mesi i tetorit deri në fund të nëntori, dhe i njëjti është më i ulëti që prej kur filluan inçizimet satelitore në vitin 1979.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...