Kinezi refuzon trashëgiminë 122 miliardë dollarë , s’i pëlqen jeta e të atit

14 Dhjetor 2016 - 13:50      

Njeriu më i pasur në Kinë ka nevojë të gjejë një trashëgimtar për pasurinë e tij 122 miliardë dollarë, pasi djali i tij e ka refuzuar atë duke thënë se nuk e dëshironte një jetë si e tij.

Edhe pse duket një histori e pabesueshme, gjithçka është e vërtetë. Djali i pronarit të “Dalian Wanda Group”, 62-vjeçarit Wang Jianlin, ka refuzuar trashëgiminë e të atit.

Babai i 28-vjeçarit Wang Sicong ka dhjetëra firma ndërtimi, qendra tregtare, parqe lojërash, klube sportive e shumë të tjera.

Sicong që është drejtor në konglomeratin e të atit dhe nuk do të zërë vendin e të babait kur ai të largohet. “E pyeta tim bir për vazhdimin e biznesit, dhe më tha se nuk pranon të bëhet president i kompanisë. Ai nuk dëshiron të bëjë një jetë si e imja, i mjafton puna që ka aktualisht”, ka thënë babai i tij në një takim me disa sipërmarrës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...