“Mein Kampf” i Hitlerit libri më i preferuar për fëmijët italianë

14 Dhjetor 2016 - 11:26      

Cili ka qenë libri juaj i preferuar? – ka qenë pyetja që u është drejtuar fëmijëve italianë.

Një numër i konsiderueshëm i fëmijëve italianë duket se po lexojnë diçka paksa... të zymtë.

Qeveria e Italisë ka marrë iniciativë që të kryejë një studim, duke anketuar 140 mijë klasa, me synimin që të gjejë se cili ishte libri më “i dashur” i tyre, transmeton Koha.net. Ata mbetën të habitur nga përgjigjet. Doli të jetë libri “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit më i preferuari i këtyre fëmijëve.

Sipas La Repubblica, dhjetë klasat e shkollave në Palermo, Cantanzro, Potenza, Tivoli, Gaeta, Udine, Trieste dhe Piacenza kanë thënë se gjysmë-autobiografia shqetësuese e Hitlerit ishte lexim i tyre i preferuar.

“Mein Kampf”, i shkruar nga Hitleri kur ishte në burg për shkak të puçit të tij të dështuar në nëntor të vitit 1923, kryesisht ka përmbajtje nga pikëpamjet e tij të tmerrshme ku edhe i erdhi ideja për të formuar bazën e ideologjisë naziste.

Alessandro Fusacchia, nga ministria e arsimit e Italisë, pranoi se libri ishte një zgjedhje “veçanërisht e keqe”, por pohoi se kjo nuk ishte e drejtë sepse fëmijëve u është kërkuar që të zgjedhin libra nga autorë italianë të cilat ishin botuar në shekullin 21.

Pavarësisht nga shfaqja e padëshiruar e fashistëve të nazistëve, Fusacchia e quan këtë studim një “festë e madhe e librit dhe leximit”.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...