Etiopia me numrin më të lartë të gomarëve në botë

13 Dhjetor 2016 - 14:27      

Addis Ababa, 13 dhjetor - Nëse në përgjithësi në botë numri i tyre ka ardhur gjithmonë e në rënie për shkak të zhvillimit të teknologjisë, në vendin e Afrikës Lindore, Etiopi, gomarët janë pjesë e pandashme e jetës së njeriut.

Sipas The Donkey Sanctuary me qendër në Britaninë e Madhe, thuhet se në Etiopi ka më shumë se 7 milionë gomarë.

Gomari luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën e përditshme të etiopianëve, ku ai përdoret për transport për nevojat njerëzore, si për ujë, lëndë djegëse dhe ndërtimi.

Mijëra prej tyre punojnë çdo ditë në rajonin Merkato të kryeqytetit të vendit, Addis Ababa, rajon ky që është zemra e tregtisë së këtij qyteti. Ata punojnë për të lehtësuar peshën dhe punën e pronarëve të tyre si dhe për t'iu sjellë të mira materiale në të njëjtën kohë.

Numri i gomarëve arrin pothuajse dyfishin e banorëve të kryeqytetit, ndërkohë për kullotjen e tyre përdoren hapësira të veçanta. Në Etiopi ku ka më shumë gomarë se sa automjete ka edhe një shprehje në popull e cila thotë: “Një fermer pa gomar është vetë gomar”.

Shërbime shëndetësore falas për gomarët

Në qytetin Bishoftu i cili ndodhet rreth 45 kilometra në largësi të Addis Ababa-s, prej 22 vitesh qëndron i hapur dhe shërben “spitali i gomarëve”.

Qytetarët e këtij vendi të cilët luftojnë ndaj skamjes dërgojnë këto kafshë për kurim në këtë spital. Në këtë spital ka edhe një urgjencë, si dhe një ambulancë e cila përdoret për ndërhyrjet e shpejta.

Në spital krahas gomarëve të cilët sulmohen nga kafshët grabitqare vijnë edhe të tjerë që sëmuren për shkak të parazitëve ose për shkak të problemeve të tjera të ndryshme.

Xhemal Idris, 23 vjeçari që punon si transportues në Merkato për treguar rëndësinë e gomarit shprehet: “Të ardhurat e mia janë krejtësisht të lidhura me këto 3 gomerë. Fitoj para kur gjej dikë që kërkon ti transportoj mallrat.”

Kina kthen sytë nga gomarët

Një vend tjetër që njihet me popullaritetin e gomarëve në botë është Kina. Në vitin 1990 në Kinë numëroheshin rreth 11 milionë gomarë. Ndërkohë numri i tyre çdo vit pësoi një rënie prej 300 mijë duke çuar që këtë vit numri i tyre të ulet deri në 6 milionë.

Për shkak të rënies së numrit të tyre, kompanitë private në Kinë kanë nisur të importojnë mishin dhe lëkurën e gomarit nga vendet e Afrikës.

Ndërkohë vende të cilat duan të ruajnë gomarët e tyre nga kjo tregti si, Burkina Faso dhe Nigeri, kanë ndaluar shitjen e mishit dhe lëkurave të gomarëve në Kinë.

Ndër vendet që kanë më shumë gomarë në botë mund të radhisim edhe Egjiptin, Indinë, Meksikën dhe Kenian. Në botë jetojnë rreth 50 milionë gomarë dhe mushka. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...