11 Dhjetor 2016 - 08:17
Një studim i qeverisë ka treguar se 69 për qind e meshkujve japonezë dhe 59 për qind e femrave japoneze nuk e kanë ndonjë partner romantik, shkruan “The Independent”, transmeton “Koha Ditore”.
Një uebfaqe japoneze e mbledhjes së të dhënave, së fundmi është vërshuar nga rrëfimet e njerëzve që tregojnë se sa të lehtë e kanë pasur të vendosin për t’u martuar me shokët e tyre të kamotshëm.
Si pasojë e kësaj, shteti tani ka shkallën më të ulët të lindjeve në botë, me vetëm 8.4 fëmijë të lindur për çdo 1.000 banorë gjatë vetëm pesë vjetëve të fundit. Me këtë ritëm popullata e saj prej 127 milionë banorësh pritet të bjerë në 87 milionë deri më 2060.
Studimi i ndërmarrë nga Instituti Kombëtar kinez i Popullatës, si dhe Studimi i Sigurisë Sociale po ashtu ka raportuar se rreth 80 për qind e japonezëve të pamartuar në fakt duan të martohen... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...