Michelle Obama: Kam fjetur natën e zgjedhjeve

7 Dhjetor 2016 - 21:34      

Derisa amerikanët qëndruan zgjuar gjatë natës së zgjedhjeve, duke pritur rezultatet e votimeve për të kuptuar se kush do të jetë “banori i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë”, Zonjën e Parë Michelle Obama kishte shkuar herët për të fjetur.

Michelle Obama mes tjerash për revistën "People", ka thënë se gjatë natës së zgjedhjeve kishte shkuar herët në shtrat.

"Pasi të bëni të gjithë atë që ju mundeni, pjesa tjetër është e lehtë. Gjithçka ishte në duart e popullit amerikan", tha Michelle.

Ndërsa gjatë fushatës zgjedhore ajo ka qenë kritike ndaj fituesit të garës presidenciale, Donald Trump, tani ajo thotë se është gati për të bërë pjesën e saj, për të siguruar një transicion të qetë.

"Ne jemi të gatshëm për të punuar me administratën e ardhshme, për të siguruar që ajo të jetë sa më e suksesshme ", tha Michelle Obama.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...