7 Dhjetor 2016 - 15:50
Kjo gjetje e çuditshme është zbuluar në një regjion të Rusisë, saktësisht në fshatin Kamennomostsky në Adygea, raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax, transmeton Koha.net. Po ashtu, në lidhje me këtë arkë ende nuk dihet saktësisht se kur është zbuluar.
Pyetja e madhe, natyrisht, është nëse kjo është dëshmi se nazistët ishin në lidhje me alienët – ose thjeshtë një palë kafka të kafshëve në një kuti.
Fotografitë e publikuar janë qarkulluar në kanalin më të famshëm të videove, YouTube, dhe në faqet e ndryshme konspirative.
Uebfaqet UFO, natyrisht, janë të mendimit se kjo është dëshmi e fortë se nazistët janë takuar me alienët.
Arka kishte logon e organizatës naziste Ahnenerbe – një grup i caktuar për të hetuar historinë e racës ariane, raporton Interfax.
“Çfarë i lidh këto kafka me aktivitetet e organizatës Ahnenerbe, është e vështirë për tu thënë”, ka thënë historiani lokal Igor Ogay.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...