Gara e babagjyshëve [foto]

6 Dhjetor 2016 - 09:52      

Santa Klausët pushtuan botën. Në Greqi e Angli vrapuan, në Zvicër parakaluan me Vespa, në Shtetet e Bashkuara skijuan, e të tjerë në det bën sërf, por për nja kauzë të njëjtë, bamirësinë.

Në Athinë, më shumë se 1 mijë burra, gra e fëmijë të veshur me kostumet e babagjyshëve paguan nga 10 euro secili për të marrë pjesë në një garë simbolike bamirësie e cila zhvillohet për herë të tretë në këtë qytet.

Pjesëmarrësit këndonin, tundnin zilet dhe kërcenin nën ritmin e këngëve të Krishtlindjeve duke përcjellë atmosferë të gëzueshme e duke i dhuruar buzëqeshje spektatoreve përgjatë një segmenti rrugor prej 2.5 kilometrash, transmeton tch.

“Të vraposh është diçka shumë e mirë dhe kur kombinohet me festimet e bamirësinë, bëhet edhe më e bukur. Ishte një eksperiencë shumë interesante, edhe qentë ishin veshur si Santa”, tha një pjesëmarrës.
Pas garës, pronarët e dyqaneve u ofruan ëmbëlsira dhe pije freskuese pjesëmarrësve. Këtë vit, të ardhurat e grumbulluara nga aktiviteti do të shkojnë për Klinikën Pediatrike të Traumës dhe për Qendrën e Pritjes dhe Solidaritetit të Bashkisë së Athinës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...