Johnson lë intervistën kur pyetet kush është presidenti i Koresë Jugore

5 Dhjetor 2016 - 17:26      

Shefi i diplomacisë britanike, Boris Johnson, ka lëshuar një intervistë televizive e cila po shkonte drejtpërdrejt pasi që gazetari e ka pyetur kush është president i Koresë Jugore.

“Nuk jemi në kuiz të pijetores”, ka thënë Johnson duke e ftuar gazetarin Dermot Munagan që t’i bashkohet në pijetore por se nuk do të marrë pjesë në një kuiz drejtpërdrejt në televizion.

Johnson në fillim i përgjigjet gazetarit lidhur me ministrin francez Jean-Marc Ayrault, por në pyetjen tjetër se kush është president i Koresë së Jugut Johnson ka thënë “Nuk mund të më futësh në kuize të kafeneve për liderët e gjithë botës”.

"Me respekt të madh ju ftoj në pijetore, ku ne mund të vazhdojmë bisedën. Kam një ndjenjë të tmerrshme se në qoftë se unë vazhdoj t’iu përgjigjem, ju do të vazhdoni të bëni pyetje. Ju uroj një ditë të mirë. Shihemi," tha Johnson.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...