5 Dhjetor 2016 - 11:17
Faiz Siddiqui, i cili ka studiuar histori moderne në “Brasenose College”, i tha Gjykatës së Lartë se beson se do të kishte një karrierë si avokat i tregtisë ndërkombëtare nëse ata do t’i jepnin shkallën e parë, dhe jo të dytë të arritshmërisë, të cilën e kishte marr 16 vjet më parë, shkruan The Guardian.
Nëse ai fiton, atëherë ky rast do të hapte dyert edhe për studentët e tjerë me pretendime të ngjashme për mësime jo adekuate, akomodim të papërshtatshëm si dhe vendime të dobëta.
Siddiqui, 38, i cili është trajnuar si avokat pas përfundimit të universitetit, thotë se jeta dhe karriera e tij është dëmtuar për shkak të dështimit të tij për të marrë notën më të lartë kur diplomoi në qershor të vitit 2000, transmeton Koha.net.
Ai tha se mori notën e dobët e mbi historinë e perandorisë indiane për shkak të “neglizhencës” së mësimit që mori dhe që i uli mesataren e notave. Ai ka kërkuar rreth 1 milion funta ndaj kancelarit, mjeshtërve dhe studiuesve të Universitetit të Oxfordit.
Sipas një raporti të Sunday Times, Siddiqui vuan nga pagjumësia dhe depresioni për çka avokati i tij, Mallalieu, thotë se janë si pasojë e dështimit për të arritur notën më të lartë.
Mallalieu i tha Gjykatës se niveli i dytë që e ka arritur “i kanë mohuar atij mundësinë që të bëhej një avokat i lartë i tregtisë”.
Universiteti i Oxfordit thotë se këto kërkesa janë të pabaza dhe nuk duhet të merren parasysh edhe për shkak të numrit të viteve që kanë kaluar që kur Siddiqui ka diplomuar.
Universiteti e ka pranuar se ka pasur “vështirësi” në drejtimin e atij moduli në vitin kur Siddiqui kishte diplomuar për shkak se gjysma e stafit që ishin përgjegjës për historinë aziatike ishin në pushime apo duke hulumtuar.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...