I shpëtuan Hitlerit, por jo kohës [foto]

3 Dhjetor 2016 - 13:17      

Makineria naziste e luftës ushqehej kryesisht me paratë e grumbulluara nga sende me vlerë që grabiteshin me forcë në vendet e pushtuara.

Për t’u shpëtuar këtyre grabitjeve në Francë mijëra njerëz nisën të fshehin sendet e tyre me vlerë, duke nisur që nga aksesorët personalë e deri tek makinat, që në atë kohë vlerësoheshin si makina luksi.

Ai që e ilustron më së miri këtë fakt është zbulimi i dhjetra makinave në një minierë në Francën qendrore. Zbulimi është kryer rastësisht nga 56-vjeçari bleg, Vincent Michel.

Michel thotë se i ka gjetur rastësisht ato dhe se vazhdon ende që të pyesë veten sesi mund të ndodhë që të harrohen në një minierë dhjetra të tilla, transmeton tch.

Sigurisht, koha ka bërë të veten dhe sot mjetet që dikur gëlonin nëpër rrugët e Parisit janë të ndryshkura plotësisht.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...