Tifozit të Dardanëve i kthehet kuleta dy muaj pasi e humbi në “Loro Boriçi”

3 Dhjetor 2016 - 12:12      

Blondi Smërqaku është shqiptari nga Kosova, i cili humbi kuletën me të gjitha dokumentet që kishte brenda teksa ishte pjesë e grupit të tifozëve “Dardanët” në ndeshjen Kosovë-Kroaci.

Ndeshja u zhvillua më 6 tetor në Shkodër, ndërsa tashmë pas pothuajse dy muajsh e ka marrë sërish kuletën me gjithçka kishte brenda.

Blondi, duhet thënë që është njeri me shumë fat, është habitur kur kuleta i ka ardhur me postë, ndërsa ai shprehet:

“Në ndeshjen Kosovë – Kroaci e luajtur në Shkodër më kishte humbur kuleta me gjithë dokumentet që ishin në të. Pas katër ditësh lajmërohet në Facebook-un tim një zonjë shumë bujare, doktoreshë, e cila më lajmëron se është gjetur kuleta ime dhe më ndihmoi t’i kem prapë dokumentet. Ajo është Margaret Lleshi Guraziu, të cilën e falënderoj shumë bashkë me kolektivin e saj”, tha Smërqaku për Gazetën Sheshi.

Në ndeshjen ku Kosova humbi 6:0 ndaj Kroacisë, shumëkush është ankuar se i janë vjedhur kuletat dhe sot e asaj dite nuk i kanë më, prandaj, Smërqaku duhet të ndihet me fat.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...