1 Dhjetor 2016 - 10:42
Tre qen të racës belge janë klonuar nga një profesor i Koresë së Jugut, i cili gjithashtu synon që një ditë të rikthejë mamutët e leshtë e zhdukur të Siberisë.
Doktori Hwang Woo Suk, i cili ia dhuroi qentë, që secili ka vlerë 100 mijë dollarë, për t’u përdorur nga policia e shërbimi sekret FSB në Yakutia,që është rajoni më i ftoftë i banuar në botë.
Qentë janë prezantuar në muzeun e mamutëve në kryeqytetin e këtij regjioni, Yakutsk, transmeton koha.net.
Qentë i janë dorëzuar zyrtarisht Shoqërisë Ushtarake Historike Ruse, e cila do t’i përdorë ata për shërbimet e zbatimit të ligjit.
Drejtori i muzeut Semyon Grigoryev tha: Këta qen janë rikrijuar nga qelizat e qenit më të mirë nuhatës në Kore, duke trashëguar aftësitë e tyre më të mira”
“Ata do të jenë qentë e parë të klonuar që do të shërbejnë në Rusi” shtoi ai.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...