Kjo është dashuri: Qe 56 vjet kujdeset për bashkëshorten e paralizuar

30 Nëntor 2016 - 22:22      

Du Juanfu është fermer kinez i cili tash e 56 vjet kujdeset për bashkëshorten e vet të paralizuar Zu Ju. Përkushtimi si dhe si dhe dashuria e pashoqe ndërmjet këtyre dy njerëzve ka fascinuar të gjithë ata që kanë dëgjuar rrëfimin për ta, transmeton Koha.net.

Ata u martuan në vitin 1959 dhe vetëm pesë muaj më pas fati ua dha një goditje të fortë. Zu u sëmur nga një sëmundje misterioze dhe kur i bëri 20 vjet u bë e palëvizshme.
Atëbotë Du punonte në minierë dhe i u njoftua nga familja e Zusë ç’e kishte gjetur.

Ai u kthye menjëherë. E dashura e tij ishte e gjykuar të mbetej në krevat. Nuk mund ta lëkundte asnjë pjesë të trupit të vet, as ta ngrite lugën apo gotën. Asnjë mjek s’arriti ta kuptojë ç’ndodhi me nusen.
Shumë miq Dunë e këshilluan ta linte e të fillonte jetë të re me një tjetër. Ai nuk deshi t’i dëgjonte.

"Mos u mërzit. Do të kujdesem për ty ashtu si të kam premtuar, tërë jetën” i tha ai asaj.
Dhe ashtu bëri: Tash e 56 vjet përkujdeset për bashkëshorten, çdo ditë e ushqen, e pastron dhe i bën masazh.
Nga njëherë ia jep nga një puthje në flokë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...