Dorëshkrimi i Gustav Mahlerit shitet për 5,2 milionë euro

30 Nëntor 2016 - 08:47      

Londër, 30 nëntor - Një vepër muzikore e shkruar me dorë, e kompozitorit Gustav Mahler, ka thyer rekordin për çmimin më të lartë të shitjes në ankand të dorëshkrimeve muzikore.

Simfonia e dytë e kompozitorit, e cila përmban 232 faqe, është shitur të martën për 5,2 milionë euro në “Sotheby”.

Mahler ishte kompozitor i romantizmit të vonshëm dhe një prej dirigjentëve më të mëdhenj të gjeneratës së tij, shkruan sot “Koha Ditore”. Si kompozitor ai shërbeu si urë lidhëse në shekullin XIX për traditën austro-gjermane dhe modernizmin e hershëm të shekullit XX.

Ofertuesi që e bleu ka zgjedhur që të mbetet anonim. Deri më tani në listën e dorëshkrimeve muzikore që arritën çmime milionëshe janë simfonitë e Mozartit, të cilat në vitin 1987 u shitën për 2,5 milionë euro, ndërsa dorëshkrimi i Robert Schumannit për “Second Symphony” në vitin 1994 është shitur 1,5 milionë euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...