Foto: Reuters

Gruaja që përjetoi tre shekuj sot feston ditëlindjen

29 Nëntor 2016 - 12:16      

Kur Emma Morano kishte lindur, Umberto I ishte mbret në Itali, Fiati sapo ishte themeluar, kurse klubi i Milanit kishte edhe disa javë për t’u krijuar.

E lindur më 29 nëntor 1899, ajo është personi më i vjetër në botë dhe sot feston ditëlindjen e 117, shkruan BBC.

“I ha vetëm dy vezë në ditë dhe biskota, kjo është e tëra. Nuk ha shumë pasi nuk kam dhëmbë”, është shprehur Morano, derisa qëndronte në shtëpinë e saj në Verbania, një qytet në Italinë veriore, transmeton Koha.net.

Fëmija më i vjetër nga tetë vëllezërit dhe motrat e saj që ka mbijetuar, Morano e di që njerëzit janë kuriozë që ta njohin.

“Njerëzit më vizitojnë. Nuk e ftoj ndokënd, por ata vijnë. Nga Amerika, Zvicra, Autria, Torino, Milano, vijnë nga të gjitha anët që të më shohin”, thotë ajo.

Jetëgjatësia ajo thotë se është gjenetike, pasi nëna e saj thotë se ka jetuar deri në moshën 91 vjeçare, kurse edhe disa nga motrat kanë jetuar po ashtu shumë gjatë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...