Projekt për rikthimin e goceve të detit në Gjirin Xhamajka

29 Nëntor 2016 - 10:28      

Në një gji detar të lagjes Xhamajka pranë qytetit të New Yorkut, dikur kishte shumë goce deti.

Peshkimi i tepruar dhe ndotja çuan në zhdukjen e tyre disa dekada më parë. Por qyteti i New Yorkut ka ndërmarrë një nismë për të risjellë përsëri gocën e detit në këto ujëra duke krijuar kushtet e nevojshme përmes krijimit të shkëmbinjve nënujorë me tualete të riciklueshme. Materiali në vazhdim shpjegon funksionimin e kësaj metode.

Pjesë të thyera të tualeteve – të kombinuara me guaca të ndryshme hidhen në Gjirin Xhamajka të New Yorkut, përshkruan Zëri i Amerikës. Materialet po formojnë një shtresë të fortë prej 745 metra katrore në dyshemenë e gjirit. Ajo po përdoret si shtrat për të rritur larvat. Aty pranë gjendet një zonë e mbrojtur me 50 mijë gocë deti që kanë arritur pjekurinë. Plani është që larvat e tyre të përfundojnë në shtratin e krijuar dhe më pas të fillojnë të formojnë një shkëmb natyral nënujor.

Përdorimi i tualeteve të vjetra nuk dëmton mjedisin, thotë John McLaughlin me Departamentin për Mbrojtjen e Mjedisit në Nju Jork.

“Porcelani i thyer është shumë i ngjashëm me cilësitë e guacave për të tërhequr larvat. Pra në vend që ato të hidhen në plehra, ne vendosëm të vëmë në përdorim këto tualete të vjetra”.

Mungesa e goceve të detit ka dëmtuar aftësinë e gjirit për të pastruar ujin, thotë Pete Malinowski me projektin “Billion Oyster” që po ndihmon të instalojë dhe monitorojë këtë vendbanim.

“Ato pastrojnë ujin, ofrojnë ushqim dhe strehë për kafshët e detit. Stabilizojnë shtratin e detit, shtojnë pastërtinë e ujit dhe stabilizojnë bregdetin”.

Një gocë deti mund të filtrojë deri në 190 litra ujë në ditë. Kjo do të thotë se cilësia e ujit të Gjirit të Xhamajkës mund të jetë shumë më e mirë në të ardhmen e afërt. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...