Hakohet sistemi i transportit në San Francisco, pasagjerët udhëtojnë falas

28 Nëntor 2016 - 09:09      

Sistemi i transportit në Sn Francisco është hakuar, gjë që iu ka mundësuar pasagjerëve që të udhëtojnë pa para, raporton BBC.

Hakerët kanë kërkuar 100 Bitcoin, vlera e të cilëve shkon në 66 mijë euro, transmeton Koha.net. Si masë paraprake, ata kanë ndalur të gjitha biletaritë në këtë sistem.

Kompjuterët nga ky rrjet i transportit, përfshirë të stacionet, ishin ndalur dhe në ekrane ishte shfaqur një mesazh nga ana e sulmuesve, në të cilën tregohej se sistemi është hakuar.

“Jeni hakuar, të gjitha të dhënat janë të koduara. Kontaktoni për çelësin ([email protected]) ID: 681, Enter”, thuhej në mesazhin e lënë nga hakerët.

Rreth 2 mijë makineri janë hakuar, dhe një zëdhënës ka thënë për BBC se nuk ka pasur ndikim në sistemin e sigurisë, apo të dhënat personale të konsumatorëve.

Agjencia Komunale e Transportit, e njohur si Muni, përkujdeset për trenat, tramvajët, dhe sistemin e autobusëve në qytet, përfshirë këtu edhe sistemin kabllor të makinave të San Franciscos.

Hakerët kanë për Hoodline të dielën se Muni kishte “një ditë më shumë” që të bënte marrëveshjen.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...