Dashuria ndryshe e “babait të sorrave”

27 Nëntor 2016 - 22:10      

Şeref Yaman, një tregtar në Üsküdar të Stambollit kujdeset me dashuri për sorrat që kanë nevojë dhe që nuk kanë nënë.

Tregtari 58-vjeçar që ka një dyqan të produkteve elektrike ka një dashuri ndryshe për zogjtë, ku ai në vend të zogjve si kanarinë, papagall, pëllumba, etj kujdeset për sorrat të cilat njihen si shpendë të mençur dhe pas kujdesit të treguar ai i lëshon përsëri në natyrë.

Yaman tërheq vëmendjen për interesin që ai tregon për këto zogj që janë të padëshirueshëm për shkak të zërit të tyre shqetësues duke shtrirë dorën e mëshirës për sorrat të cilat janë braktisur nga nëna, janë të plagosura dhe nuk mund të fluturojnë.

Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) Yaman i cili në rajon njihet ndryshe edhe si “babai i sorrave” është shprehur se që prej 45 vitesh në rajonin Üsküdar ka një dyqan me produkte elektrike dhe se me sorrat ai është njohur një ditë kur ka vajtur tek një kasap përballë dyqanit të tij.

"Një ditë vërejta një zog sorrë të braktisur, ku pasi e mora e vendosa në tarracën mbi dyqan se ndoshta vjen ndonjë sorrë tjetër dhe e ndihmon. Sorra qëndroi natën në vendin ku e kisha lënë, dhe kur më shikoi mua u afrua duke përplasur krahët, ndërsa më pas e mora në dyqan duke u kujdesur për të. Ky zog u mësua shumë shpejt me mua, unë flisja më të, ku i shprehja 'eja' ai vinte, i shprehja 'ik' ikte, i shprehja 'ngrije kokën të të puth' dhe e puthja. Kështu nisi dashuria për sorrat. Kur isha i vogël nuk i doja aspak. Ndërsa tani i dua të gjitha sorrat. Sikur ato të vijnë të gjithë unë do të kujdesem për to. Për këtë arsye edhe banorët përreth meje më thërrasin 'babai i sorrave'", tregon Yaman.

Duke u shprehur se me sorrën ka qëndruar afërsisht 3 vite ku dhe fama për sorrën është përhapur shumë shpejt, ai tregon se një kompani e filmave ia kërkoi sorrën për xhirimin e një filmi në rajonet Diyarbakır, Van dhe Tatvan.

"25 ditë pasi ata ikën i telefonova dhe më thanë se sorra kishte ngordhur, iu kërkova fotografi dhe nuk më dërguan. Në këtë mënyrë humba edhe sorrën ku kemi qarë për shumë kohë me bashkëshorten. Pranë saj kishte edhe një zog tjetër të familjes 'Pica' që e njihte si nënën e saj. Pas ngordhjes së sorrës edhe ajo më braktisi", është shprehur Yaman.

“Pas humbjes së sorrës u sëmura me kancer”

Pasi ka vënë në dukje se pas humbjes së sorrës u sëmur me kancer të mushkërive, Yaman tha se edhe gjatë procesit të trajtimit njerëzit përreth kanë vazhduar të sjellin sorra që kishin nevojë për ndihmë.

Ndër të tjera Yaman ka theksuar se pas procesit të kimoterapisë pasi rifitoi shëndetin e tij ka nisur përsëri të kujdeset për sorrat. Së fundmi ai ka marrë përsipër të kujdeset për një sorrë të rënë nga foleja dhe që nuk ecën dot dhe emrin ia ka vendosur "Boncuk" (Bonxhuk).

“Trajtimi i zogut të vogël vazhdon ende, shpresoj që do të shërohet dhe ngadalë do të mësohet me njerëzit. Shëtit në një hapësirë të caktuar para dyqanit, por ngaqë është i mençur nuk del në rrugë. Pasi të shërohet plotësisht edhe atë do ta lëshoj në natyrë. Sepse kështu kam vepruar edhe me zogjtë më parë. Ata nuk dëshirojnë të qëndrojnë në ambient të mbyllur", është shprehur Yaman, pasi ka vënë në dukje se e ka dërguar tek veterineri sorrën e cila është e paralizuar te këmbët.

Ndër të tjera Yaman ka vënë në dukje se ka edhe nga ata që i shprehen se sorrat sjellin "fat të keq" për të cilën ai është përgjigjur se "Mendon gabim, asnjë krijesë e Allahut nuk sjell fat të keq. Shumë persona shprehin dashuri kur e shikojnë.”

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...