Futbollisti problematik është bërë këngëtar roku

26 Nëntor 2016 - 09:49      

Sulmuesi Daniel Osvaldo në muajin shtator hoqi dorë nga futbolli për të ndjekur karrierën si këngëtar. Ai zbulon arsyen se përse bëri një ndryshim të papritur dhe drastik në karrierën e tij, pasi nuk është mision i lehtë futja në industrinë e muzikës, shkruan sot Koha Ditore.

Sulmuesi i lindur në Argjentinë, në moshën 30-vjeçare, vendosi të tërhiqet përfundimisht nga futbolli pas më shumë se një dekade si profesionist. Ai karrierën e ka nisur në vitin 2005 te Huracani për të vazhduar pastaj në futbollin e Evropës ku ishte pjesë e ekipeve si Atalanta, Lecce, Fiorentina, Bologna, Espanyol, Roma, Southampton, Juventus, Inter e Porto.

Edicionin e fundit, u aktivizua te Boca Juniors, por gjatë karrierës vazhdimisht ka pasur telashe te shumica e klubeve ku ka luajtur për shkak të padisiplinës. Në total, Osvaldo ka shënuar 88 gola në 269 paraqitje për të gjitha klubet ku ka luajtur. Për tre vjet, luajti edhe me Përfaqësuesen e Italisë (2011-2014), duke realizuar katër gola në 14 paraqitje.

Edhe pse iu ofrua një kontratë dyvjeçare nga Chievo para fillimit të këtij edicioni, Osvaldo e refuzoi. Karrierën si këngëtar e ka marrë shumë seriozisht, pasi tashmë ka formuar grupin e tij të rokut, me emrin "Barrio Viejo".

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...