Alarm për Arktikun, temperaturat e ajrit 20 gradë mbi mesataren

25 Nëntor 2016 - 10:11      

Temperatura e ajrit në Arktik, gjatë muajve tetor dhe nëntor, ka qenë 20 gradë Celsius më e lartë se mesatarja. Alarmi është ngritur nga dy institute kërkimore, “Rutgers University”, SHBA, dhe Instituti Danez Meteorologjik, të cilat shprehen pa mëdyshje se temperatura e ujit është rritur me katër gradë.

Fenomeni, thotë studimi, është një nga pasojat e drejtpërdrejta të ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale, transmeton Shqip njoftimet. “Rritja e pazakontë e temperaturave, u vu re në pjesën më të madhe të Oqeanit Arktik, me një mot të ftohtë të pazakontë me prejardhje nga zona perëndimore e Azisë”, – thotë profesor Jennifer Francis, i Universitetit “Rutgers”. Temperaturat në nëntor ishin disa gradë mbi zero, ndërsa duhet të shkonin në -25.

Për Rasmus Tonboe të Institutit Metereologjik Danez, “temperaturat e sipërfaqes së ujit në detin Kara dhe Barents, janë shumë më të ngrohtë se zakonisht.” “Kjo e bën shumë të vështirë faktin që deti të ngrijë, – tha eksperti -. Kur kemi zona të mëdha të ujit të ekspozuara, shkaktohet rritja e temperaturave të ajrit. Gjashtë muaj më parë akulli po shkrihej në mënyrë të pazakontë para kohe. Kjo solli më shumë sipërfaqe të ekspozuara, duke lejuar rrezet e diellit t’i absorbojnë. Prandaj dhe Arktiku është më i ngrohtë në këtë vit”, – shton ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...