Nga 136 në 57 kg pas kritikës së të atit

24 Nëntor 2016 - 22:48      

Një femër obeze, e cila e krahasonte veten me një këlysh elefanti ka humbur gjysmën e peshës së saj, pas një komenti nga i ati që e bëri të reflektonte.

Sot 29-vjeçe, Maddy Ghorob tregon se arriti 136 kg pas një fëmijërie me ushqime plot me kalori, përcjell top-channel.

Nga frika se ajo do të vdiste nga stili i saj i jetesës, babai i saj i tha se atij i vinte turp nëse e shihnin bashkë me të në rrugë.

“Më vjen turp të dal jashtë me ty. Jo sepse je e shëndoshë, por sepse pesha jote u tregon njerëzve se ti nuk kujdesesh për veten dhe nuk vlerëson trupin apo jetën tënde”, këto kanë qenë fjalët e të atit që bënë Maddyn që të reflektonte e të niste një regjim të fortë diete e ushtrimesh për të rënë në peshë, duke arritur që sot të peshojë vetëm 57 kg.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...