24 Nëntor 2016 - 11:55
Zyra e Federatës Amerikane të Fermave (AFBF) njofton se çmimi i një gjeldeti mesatar (7.25 kilogram) kushton 22.74 dollarë.
Rreth 45 milionë gjeldetë pritet të shiten për Ditën e Falënderimeve në SHBA, tregojnë të dhënat e shitjes me pakicë, duke e çuar shumën e shpenzimeve totale në mbi 1 miliard dollarë.
AFBF thotë se 85 për qind e amerikanëve ose 324 milionë pritet të kenë një gjeldet në tavolinën e darkës.
Organizata ka bërë një vlerësim edhe të shpenzimeve totale për një familje gjatë festës dhe kështu një tavolinë për 10 persona do të kushtojë 49.87 dollarë që do të thotë se darka e një amerikani në gjirin familjar do të kushtojë rreth 5 dollarë.
“Kemi parë çmimet e fermës për shumë produkte përfshirë edhe gjelat duke konstatuar rënie nga vitet e mëparshme”, thuhet në deklaratën me shkrim të drejtorit të AFBF-së, John Newton.
Rreth 48 milionë amerikanë pritet të marrin rrugë për të qenë me familjet e tyre ose me miqtë në Falënderime, një nga dy festat familjare në orarin vjetor, së bashku me Krishtlindjet.
E enjtja shënon fillimin e fundjavës së falënderimeve që karakterizohet edhe nga fundjava në të cilën pritet që rreth 137.4 milionë njerëz të kaplohen nga ethet e “shopingut”.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...