Një kartë e rrallë “Pokemon” shitet për 55 mijë dollarë

22 Nëntor 2016 - 15:32      

Los Anxhelos, 22 nëntor – Një kartë e rrallë “Pokemon”, “Pikachu Illustrator”, u shit sot në ankand me vlerën rekord prej 54 970 dollarë, njoftoi sot shtëpia që organizonte këtë shitje në Los Anxhelos.

Kjo kartë, që ekziston vetëm në 39 ekzemplarë në të gjithë botën, u ble nga një koleksionist i paidentifikuar nga Hong Kongu gjatë këtij evenimenti të organizuar të shtunën në Beverly Hills.

Shitësi, banues në SHBA, është rreth 20 vjeç dhe koleksionon kartat “Pokemon” që kur ishte adoleshent.

Për herë të parë një kartë “Pikachu Illustrator” u shit për rreth 23 000 dollarë në fillim të viteve 2000.

E konsideruar nga koleksionistët si karta më emblematike mes kartave “Pokemon”, ajo është ideuar nga Atsuko Nishida, i cili ka pikturuar brejtësin e vogël të verdhë Pikachu duke mbajtur mjete për vizatim.

Fenomeni “Pokemon” ka lindur në Japoni në vitin 1996, duke u shndëruar në një fenomen botëror që ka frymëzuar filma dhe lojëra nga më të ndryshmet.

Tashmë ekziston edhe si aplikacion për telefona që quhet “Pokemon Go” dhe është bërë shumë popullor, me më shumë se 20 milionë përdorues aktivë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...