Zbulimi që mund të ndryshojë historinë e njerëzimit [foto]

22 Nëntor 2016 - 14:59      

Zbulimi i disa strukturave në Antarktidë me një ngjashmëri të tmerrshme me piramidat e Egjiptit, ka habitur shkencëtarët dhe nëse konfirmohet që bëhet fjalë për vepra të dorës së njeriut, mund të ndryshojnë krejtësisht historinë tonë.

Njëra prej strukturave është zbuluar thuajse krejtësisht dhe ka një ngjashmëri të madhe me piramidën e Gizas, pranë Kajros.

Shkencëtarët thonë se këto objekte ndodhen rreth 16 kilometra në pjesën tokësore të kontinentit të akullt. Një nga teoritë dominuese për historinë e Antarktidës është ajo që pohon se ky kontinent nuk ka qenë gjithmonë i ngrirë, transmeton tch.

Besohet se rreth 100 milionë vite më parë, ai ka qenë i mbuluar nga pyjet, lumenj e liqene me temperatura të ngjashme me ato në Zelandën e Re sot.

Kjo tezë argumenton këtë pretendim me faktin se në akujt miliona-vjeçarë të Antarktidës janë gjetur gjurmë të 32 baktereve, që nuk i rezistojnë temperaturave ekstreme.

Nëse do të provohet që strukturat janë të ndërtuara nga dora e njeriut, historia e njerëzimit ndryshon thelbësisht, duke patur parasysh faktin që piramidat e Egjiptit janë ndërtuar rreth 4500 vite më parë dhe ende sot mbartin mistere të mëdha për studiuesit e tyre, sidomos për mënyrën e ndërtimit.

Veç kësaj, zbulimi ka ndezur edhe më shumë zërat në forumet dhe faqet ‘alienologe’, që flasin për ekzistencën e një qytetërimi më të avancuar në planetin tonë, para se të shfaqeshim ne.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...