Vajza misterioze që endet rrugëve të Italisë e që flet anglisht dyshohet të jetë gjermane [video]

22 Nëntor 2016 - 12:17      

Një vajzë misterioze që është duke jetuar në rrugët e Romës, e cila flet anglisht por nuk dihet identiteti i saj ka bërë bujë në internet për ta identifikuar atë, transmeton koha.net.

Vajza bionde, e cila mendohet se është nga fundi i adoleshencës, ka tërhequr vëmendjen e shumë italianëve për shkak të sjelljeve të saja dhe paaftësinë për të folur italisht.
Njerëzit kanë thënë se ajo refuzon që të marrë para në rrugë, ndërsa përgjigjet në anglisht.

Një fushat në internet që është bërë për ta identifikuar atë, thotë se ajo duket si disa vajza të zhdukura, duke përfshirë Amanda Adlai e cila është zhdukur në Michigan të SHBA në vitin 2008, Maria-Brigitte Henselmann e cila është zhdukur në Gjermani në vitin 2008, e edhe Madeleine McCann e cila është zhdukur në vitin 2007, transmeton koha.net.

Policia italiane është munduar që ta identifikojë vajzën, e cila nuk ka pasaportë, ID apo asgjë tjetër me vete që mund ta identifikojë atë.
Tani një fushatë në internet është duke tentuar që ta identifikojë vajzën dhe ta kthejë atë në shtëpi pata krishtlindjeve.
Ndërsa pothuajse në të gjitha televizionet italiane është shfaqur një video, dedikuar asaj, me pyetjen “Kush është kjo”.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...