19 Nëntor 2016 - 21:43
Brad Webster, mësues në fshatin Unalakleet, ishte duke ecur me një shok kur kanë parë brirët e tyre jashtë akullit, transmeton Koha.net.
Ai shprehet se ky zbulim në fillim të këtij muaji “është një përvojë shumë interesante”.
Vjeshta është sezoni i çiftimit të drerëve dhe kafshët besohet se ishin duke luftuar për një drenushë.
Webster spekulon se njëri prej tyre është plagosur gjatë dyluftimit, kurse beson se ata janë lidhur ndërmjet veti, që i çoi drejt vdekjes.
Kurse shoku i tij Jeff Erickson, i cili thotë se ka bërë gjueti në këto pjesë për 50 vjet shprehet se nuk kishte parë asnjëherë ndonjë gjë kështu të ngrirë.
Webster e Erickson kanë larguar trupat e drerëve nga akulli, kurse mishin e tyre e kanë përdorur si ushqim për qentë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...