Vizatimi për Tintinin thyen rekordin e shitjes në ankand [foto]

19 Nëntor 2016 - 16:53      

Një strip komik i djaloshit të famshëm Tintin është shitur në një ankand në Paris për një shifër rekorde.

BBC raporton se vizatimi origjinal me ngjyrë kineze i bërë nga artisti Georges Remi, i njohur si Herge, është shitur për 1,55 milion euro.

Vizatimi i marrë nga tregimi “Eksploruesit në Hënë” tregon Tintinin, qenin e tij Snowy, si dhe kapitenin Haddok në veshje të astronautëve duke ecur në Hënë dhe duke shikuar Tokën, transmeton Koha.net.

Kjo shifër është rekord për një faqe komike të shitur të stripave nga Herge, ka bërë të ditur shtëpia e ankandit Artcurial.

Gjithashtu me vizatimin në madhësi 50x35cm ka vendosur rekordin botëror për një punë të pasluftës nga ky artist që shitet në ankand.

Vizatimi është blerë nga një koleksionues evropian, dhe libri i vitit 2954 i krijuar nga Herge cilësohet si një nga kryeveprat e tij.

Tintin gjithashtu është një nga karakteret më të famshme komike në botë, i cili është përkthyer në më shumë se 90 gjuhë dhe ka shitur rreth 200 milionë kopje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...