18 Nëntor 2016 - 10:32
Adoleshentja, emri i të cilës nuk është bërë i ditur, vdiq në tetor dhe tani trupi i saj po ruhet në një institut, raportojnë mediat britanike.
Ajo ishte në qendër të vëmendjes për betejën gjyqësore mes prindërve të saj të shkurorëzuar. Nëna ishte pajtuar me dëshirën e vajzës që të ngrihet, por babai refuzoi dëshirën për shkak të shpenzimeve që arrinin deri në 37 mijë funte dhe procesit brutal për ruajtjen e trupit të saj, transmeton Koha.net.
14-vjeçarja ia mbushi mendjen gjykatës me një letër të shkruar, në të cilën ajo donte të kishte mundësinë që një ditë të mund të jetonte.
“Jam vetëm 14-vjeçare dhe nuk dua të vdes, por e di se do të vdes. Dua të jetoj gjatë dhe mendoj se në të ardhmen ata mund të gjejnë ilaçin për kancerin tim dhe të zgjohem. Dua të kem këtë rast. Është dëshira ime e fundit. Nuk dua që të varrosem”, thuhej në letrën e saj drejtuar gjykatës.
Ajo kërkoi nga Gjykata e Lartë që vetëm nëna e saj të ketë të drejtën që të vendosë për trupin.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...