Trump mund të mos e zë karrigen e Presidentit në Zyrën Ovale edhe për një vit

17 Nëntor 2016 - 09:38      

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka ‘pushtuar’ Shtëpinë e Bardhë, por ati mund t’i ndodhë që të pres edhe një kohë të gjatë që të strehohet brenda Zyrën Ovale, transmeton koha.net.

Ish- këshilltari i George W.Bush, Karl Rove ka thënë të mërkurën se përditësime të mëdha të sigurisë janë planifikuar për zyrën ceremoniale dhe ulësen e fuqisë presidenciale, sa që ajo mund të jetë jashtë përdorimit deri në 1 vit.

Nëse kjo ndodh, tha këshilltari, President Trump mund ta kalojë deri një të katërtën e mandatit të tij të punës në Zyrën e Ndërtesës Ekzekutive, që është përballë Shtëpisë së Bardhë’, aty ku Presidenti Richard Nixon bëri disa nga regjistrimet e tij famëkeqe të Shtëpisë së Bardhë.

“Ashtu si e kuptoj unë, është se në vitin e parë të tij në zyrë, President Trump nuk do të ketë Zyrën Oval”, shtoi ai.
“Presidenti Obama mund t’i ketë thënë Shërbimit Sekret: ‘Unë e di se ju dëshironi që ta modernizoni Zyrën Ovale me përmirësime të sigurisë, madje t’i rrëzoni muret e t’i ndërtoni ato për të qenë antiplumb, e po ashtu edhe xhamat, në vitin tim të fundit në këtë zyrë’”, tha Rove.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...