Njerëzimi ka shanse 1 në 500 për t’u zhdukur gjatë këtij viti, paralajmëron matematikani

16 Nëntor 2016 - 21:59      

Raca njerëzore mund të jetë në prag të një apokalipsi të zhdukjes së botës, sipas një eksperti statistikor, transmeton koha.net.

“Konkluzioni ynë kryesor është se rreziku vjetor për katastrofë globale aktualisht tejkalon 0.2 për qind”, ka pohuar ai në një raport të ri.
Ky parashikim është bazuar në ‘Doomsday Argument’, që është një studim teorik i probabilitetit bazë që synon të parashikojë numrin e anëtarëve në racës njerëzore në të ardhmen, bazuar vetën në numrin e lindjeve deri më tani.

Matematikani Furgus Simpson, që është nga Universiteti i Barcelonës, ka thënë se deri tani rreth 100 miliardë njerëz kanë lindur, dhe se raca njerëzore tani është në gjysmën e rrugës së saj të jetesës , raporton The Sun, transmeton koha.net.

“Pavarësisht nga konkluzionet e statistikore, do të ishte naive që të besohet se risku për katastrofa globale është shumë i vogël”, ka thënë Dr Simpson.
“Në një kohë kur të paktën tetë shtete sovrane janë në posedim të armëve bërthamore, një qasje jo serioze duket të jetë shumë e rrezikshme dhe e papërgjegjshme” ka shtuar ai.

Çfarë do të ndodhte me botën, nëse zhduket njerëzimi?...

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...