Ameerah, princesha që lufton varfërinë dhe pasojat e fatkeqësive [foto]

15 Nëntor 2016 - 14:59      

Ameerah Al Taweel është princesha 33-vjeçare e Arabisë Saudite që frymëzon me dëshirën e saj për ta bërë botën më të mirë.

Ajo është një grua e bukur, e sigurt dhe e guximshme. Princesha merret me problemet humanitare, jo vetëm në Arabinë Saudite, por në të gjithë botën.

Ajo ka vizituar më shumë se 70 vende për të kuptuar dhe për të zgjidhur probleme të mëdha të botës. Princesha lufton varfërinë dhe pasojat e fatkeqësive. Ajo merr pjesë në organizatat bamirëse, ka ngritur një strehë në Afrikën Perëndimore, ka ofruar ndihmë për viktimat e përmbytjeve në Pakistan, ka hapur Qendrën e Studimeve Islame në Universitetin e Kembrixhit dhe ka udhëhequr një mision për të ndihmuar Somalinë.

Ajo ishte gruaja e parë në vendin e saj që refuzoi abayas – një fustan i gjatë dhe i gjerë që mbulon të gjithë trupin dhe nisi të vishte rroba të stilit europian, transmeton tch. Gjithsesi, në veshjet e saj moderne dhe të rafinuara gjendet gjithmonë diçka nga stili tradicional.

Por, stili nuk është e vetmja gjë që e dallon mënyrën e jetesës së Princeshë Ameerah nga ajo tradicionale; ajo nget makinën dhe është arsimuar në SHBA për administrim biznesi. Princesha mendon se të gjitha gratë në të gjitha vendet duhet të kenë të drejtën të zgjedhin dhe të përpiqen ta bëjë këtë realitet.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...