13 Nëntor 2016 - 15:52
Sonte, në mes të datës 13 dhe 14 nëntor, mund të jeni dëshmitarë të një pamjeje historike: super-Hëna më e madhe, e ndritshme dhe më e afërt me Tokën që nga viti 1948.
Termi “super-Hëna ” gjegjësisht përkufizohet si një Hënë e plotë e cila i afron shumë orbitat hënore ndaj Tokës, ose perigjet – pika më e afërt e hënës me Tokën.
Këtë herë, Hëna do të arrijë perigjen e parë në orën 6:21 të mëngjesit, 14 nëntor, me një largësi nga Toka prej 356,508 kilometrash, transmeton Koha.net. Kjo distancë është matur nga qendra e të dy këtyre planetëve, Tokës dhe Hënës. Ndërsa fazën e saj të plotë, Hëna do ta arrijë pas dy orë e gjysmë, më saktësisht në ora 8:52.
Planetit tonë, Hëna e plotë nuk i është afruar kaq shumë që nga viti 1948, më 26 janar. Në këtë vit, Hëna i ishte afruar Tokës 48 kilometra më afër për dallim nga super-Hëna që do të ndodh sonte, shkruan National Geographic.
Shijoni pamjet që do të shfaqen sot në mesnatë në qiell, sepse Hënën e plotë nuk do të keni mundësi ta shihni kaq afër deri më 25 nëntor, në vitin 2034. Ndërsa Hëna e plotë më e afërt ndaj Tokës për këtë shekull do të ndodhë më 6 dhjetor të vitit 2052, kur fqinji ynë qiellor do të jetë larg nesh “vetëm” 356,424 kilometra.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...