Tuneli në Sarajevë, që 23 vjet më parë ndryshoi rrjedhën e luftës

1 Gusht 2016 - 12:00      

Më 31 gusht, 23 vjet më parë, ishte hapur dhe vënë në përdorim tuneli i luftës së Sarajevës, apo "tunelit D-B", i cili banorëve të shumtë të kryeqytetit të rrethuar të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) u hapi derën e shpresës për shpëtimin e shumë jetëve që ishin nën flakën e artilerisë agresore, rikujton AA.

Për shkak të bllokadës së plotë të qytetit dhe mungesës së fondeve, shumë qytetarë të Sarajevës në vitin 1993 u nisën për të gërmuar tunelin, rruga nëntokësore e së cilës, nën pistën e aeroportit lidhte dy territoret e kontrolluara nga Ushtria e BeH-së, atë të Dobrinjës dhe Butmirit.

Tuneli i udhëhequr nga iniciativa qytetare dhe politike përfundoi dhe u hap më 30 korrik 1993. Ai ishte 720 metra i gjatë dhe 1.5 metra i lartë. Në më shumë se dy vite, përmes tij, mijëra njerëz siguronin sasi të mëdha të ushqimit, mallra dhe çdo gjë që ishte e nevojshme për mbijetesë e popullsisë së kryeqytetit të BeH-së në kohën e luftës në shekullin 21.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...