1 Gusht 2016 - 10:39
Pasi u njohën në Stamboll Heli nga Estonia, e cila ndodhet këtu për studime në kuadër të Erasmus-it, dhe Carla nga Italia, e cila pas mbarimit të studimeve ka udhëtuar drejt Ankarasë me mendimin e të bërit diçka ndryshe për refugjatët, vendosën të udhëtojnë të dyja bashkë me qëllim organizimin e aktiviteteve të ndryshme për fëmijët e refugjatëve.
Në një deklaratë për gazetarin e AA Heli dhe Carla tregojnë se janë njohur rastësisht për herë të parë në muajin prill, gjatë një koncerti në Beshiktash të Stambollit. "Në një rrugice afër vendit të koncertit dikush kishte lënë këtë divan. Fillimisht mendova ta marr në shtëpi atë, por Calra hodhi idenë që të shëtisnim bashkë me të. Filluam të mendojmë vendet se ku mund të shkonim", tha Heli.
Duke theksuar se të udhëtosh me një divan edhe për to fillimisht ishte një gjë e pazakontë Heli në vijim të fjalës së saj thotë: "Për këtë arsye menduam që këtë divan ta bëjmë më të përdorshëm në 'përmasa' dhe e pajisëm atë me gjërat e nevojshme."
Ndërkohë duke dhënë detaje mbi udhëtimin Heli thotë: "Filluam nga Ankaraja këtë udhëtim. Më pas kaluam në qytetin e Bursa-s, nga aty kaluam në qytetet Alexandroupolis dhe Selanik të Greqisë dhe më pas në Gjevgjeli, dhe po shkojmë drejt Shkupit. Do të shëtisim 13 shtete bashkë me këtë divan përmes autostopit."

Duke dhënë detaje për arsyen e zgjedhjes së këtij divani Heli thotë se ajo është simboli i mikpritjes dhe vendit ku familja ulet për të diskutuar gjëra të rëndësishme. "Synimi jonë është të tregojmë dhe të sensibilizojmë njerëzit në të gjitha qytetet ku shkojmë se edhe refugjatët janë njerëz", thotë ajo.
Dy shoqet përmes aktiviteteve në kuadër të këtij udhëtimi synojnë të rrisin sensibilizimin për fëmijët e refugjatëve, të mbledhin ndihma për ta dhe të ndërgjegjësojnë vendet ku fëmijët ndodhen për sigurimin e arsimimit të tyre.
"Ne jemi anëtare të një organizate në Ankara e cila synon ngritjen e urave për refugjatët dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme për ta. Në kohën që kam qenë atje jam gjendur në punë të ndryshme vullnetare dhe bashkë me disa shokë kemi vizituar refugjatët për të dëgjuar problemet e tyre dhe për tu gjetur zgjidhje vështirësive që ata hasin. Kuptuam që rruga e vetme për tu ardhur në ndihmë atyre ishte ndihma për arsimimin e fëmijëve të tyre", shprehet Carla.
Duke theksuar se hapi i parë për arsimimin e tyre është ngritja e kurseve të gjuhëve, arabisht, anglisht dhe turqisht, në vijim të fjalës së saj Carla thotë se Bashkia e Keçiören është një nga institucionet ndihmuese të tyre.
Carla shpjegon se është anëtare e shumë nismave në ndihmë të refugjatëve. Ajo shpjegon gjithashtu se "Sofa Solution" anëtare e së cilës është edhe ajo vetë merret zakonisht me aktivitete në ndihmë të refugjatëve.
"Duam të pyesim edhe qytetarët në Europë se çfarë mendimi kanë për këtë. Pasi edhe pse çështja e refugjatëve është një çështje shumë e madhe, njerëzit nuk flasin për të", thotë Carla dhe më pas shpjegon se arsyeja e këtij udhëtimi është mbledhja e ndihmave për fëmijët e refugjatëve, zgjatja e dorës për ta dhe rritjen e numrit të fëmijëve të arsimuar.
Duke nënvizuar se aktualisht ata kanë marrë përsipër arsimimin e 66 fëmijëve të refugjatëve, Carla në vazhdim thotë: "Që ky numër të jetë më i madh ne duam të shkojmë në Bullgari, Serbi, Rumani, Hungari, Sllovaki, Kroaci, Itali, Slloveni, Bosnjë Hercegovinë dhe Austri. Krahas kësaj çdo ditë do të jemi në një tjetër qytet. Në këtë kuadër do të jemi në kontakt edhe me shoqata vendase për tu kërkuar ndihmë." Carla thekson se gjatë udhëtimit të tyre në Maqedoni ata kanë mundur të marrin ndihmë nga shoqata humanitare LEGIS.
Carla në vijim të fjalës së saj shpjegon edhe vështirësitë që kanë hasur gjatë këtij udhëtimi. "Pritëm rreth 2 orë e gjysmë në Alexsandropulos. Edhe në Çanakala na ndaloi policia, por pasi morën informacion për aktivitetin na lanë të lirë", thotë ajo.
Ndërsa Heli shpjegon se vështirësi kanë pasur edhe për ushqimet gjatë udhëtimit. Ajo shpjegon se herë pas here në pikat e kontrollit në kufij i kanë nxjerrë edhe probleme të pashpjegueshme vetëm për ti penguar.
"Të udhëtosh me autostop në Turqi është shumë e lehtë, por në vendet e tjera kjo është më e vështirë. Shpesh herë presim shumë për të gjetur një makinë pasi njerëzit nuk janë të hapur në këto vende. Një tjetër problem në këtë udhëtim është edhe qëndrimi në diell të hapur, i cili nganjëherë zgjat me orë", shprehet ajo.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...