Zbulohet qelia luksoze në një burg në Paraguaj [foto]

30 Korrik 2016 - 23:28      

Policia në Paraguaj ka bastisur një qeli burgu të zotërisë së drogës, ku kanë gjetur se ai ishte duke jetuar një jetë luksi.

Në një qeli me tre dhoma, ata gjetën një dhomë konferencash, televizor me ekran plazma, bibliotekë dhe kuzhinë.

Pjesa e brendshme e qelisë e cila ishte e pushtuar nga droga e brazilianit Jarvis Chimenes Pavao, tani është shkatërruar, shkruan BBC.

Policia kishte mësuar se Pavao kishte planifikuar të shpëtonte, duke përdorur eksploziv për të hapur një vrimë në murin e burgut.

Pavao ishte gati për të përfunduar dënimin e tij për pastrim parash, ku në fund të vitit të ardhshëm pritej të ekstradohej për në Brazil, transmeton kp.

Ai tani është transferuar në një njësi të veçantë, larg nga qelia e tij luksoze.

Ndërkohë një hetim tjetër është në proces në lidhje me atë se cilët zyrtarë e kanë lejuar Pavaon të krijonte një jetë të tillë luksoze.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...